
Partia Agrare ambientaliste ka në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet mjedisore, drejtuesit e lartë kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm në Athinë me z. Petros Kokkalis, Kryetar i Partisë së Gjelbër Greke KOSMOS.
Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja mes përfaqësuesve të PAA dhe atyre të Partisë së Gjelbër Greke KOSMOS si dhe forcimi mes dy partive homologe.
Partia Agrare Ambientaliste ka zbardhur një pjesë së bisedimeve mes kryetarit Agron Duka dhe homologut grek Petros Kokkalis, ku në fokus ishin temat e rëndësishme ambientale që prekin planetin dhe shoqëritë tona, duke përfshirë mbrojtjen e mjedisit, sigurinë ushqimore dhe praktikat e qëndrueshme në bujqësi.
"Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për çështje mjedisore, drejtuesit e lartë të (PAA) zhvilluan një takim të rëndësishëm në Athinë me z. Petros Kokkalis, Kryetar i Partisë së Gjelbër greke KOSMOS, dhe stafin e tij të fushatës për zgjedhjet europarlamentare të 9 qershorit 2024 KOSMOS, si anëtare e Partive të Gjelbërta Evropiane, përfaqësohet në Parlamentin Europian nga eurodeputeti dhe kryetari i saj, z. Kokkalis.
Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e lidhjeve mes dy partive homologe. Diskutimet u përqendruan në trajtimin e temave të rëndësishme ambientale që prekin planetin dhe shoqëritë tona, duke përfshirë mbrojtjen e mjedisit, sigurinë ushqimore dhe praktikat e qëndrueshme në bujqësi.
Pjesëmarrësit vlerësuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për adresimin e sfidave globale dhe ranë dakord për intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta në mbrojtje të mjedisit. Ky takim përforcon angazhimin e dy partive për një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme, duke theksuar rolin e politikës në nxitjen e ndryshimeve pozitive për mirëqenien e qytetarëve dhe ekosistemeve."
Sondazh