
Ditën e sotme po zhvillohet seanca e fundit plenare e Kuvendit, e cila ka nisur në orën 10:00 duke mbajtur zhvillimet e rendit të ditës.
Në këtë seancë, Partia Demokratike ka propozuar ndryshimin e rendit të ditës, për të përfshirë zgjedhjen e avokatit të popullit, por kjo gjë nuk u miratua.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS Niko Peleshi ka thënë arsyen pse kanë rrëzuar kërkesën e opozitës, ku shprehet se kjo zgjedhje meriton një proces që të arrihet me konsensus nga të dyja palët.
"Ne kemi kërkuar në seancë që të ndërtojmë një proces sipas traditës parlamentare duke respektuar atë që është marrëveshje e heshtur, që avokati i popullit të zgjidhet mbi bazën e propozimeve të opozitës. Janë disa propozime dhe meriton të kemi një proces ku përfaqësuesit tanë dhe të opozitës, të diskutojmë mbi emrat dhe arrihet një konsensus”, tha Niko Peleshi.