Përfaqësuesit e Partisë së Lirisë janë përplasur me punonjësit e Gardës, në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve.
Ata kanë shkuar atje për homzhe në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, por që janë penguar nga Garda.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili është shprehur se fillimisht nuk janë lejuar që të futen në Varrezat e Dëshmorëve.
“Së bashku me përfaqësuesit shprehëm dhe u përulëm me mirënjohje ndaj veprës së partizanëve dhe dëshmorëve.
Patëm një përplasje me punonjësit e Gardës se kishin marrë urdhër për të penguar përfaqësuesit e Partisë së Lirisë, për të nderuar këtë datë. Datë e shënuar në historinë e vendit tonë.
Një përpjekje që tregon një tentativë të Edi Ramës për të privatizuar edhe këtë datë historike edhe ndoshta për të dhënë me koncesion edhe varrezat e dëshmorëve. Askush nuk mund të pengojë Partinë e Lirisë për të nderuar çlirimtarët e atdheut”, tha Blushi ndër të tjera.