
Partia Demokratike ka denoncuar sërish krime zgjedhore në qarkun e Vlorës.
Me një reagim publik, PD ka treguar se në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe pranë SPAK kanë denoncuar dy raste, ndërsa akuzojnë zyrtarë lokal për shpërdorim detyre me qëllim ndikimin në procesin zgjedhor.
Ndërkohë, kallëzimi i parë është bërë nga dega e selisë Vlorë, ku denoncon drejtuesit të Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, për përdorimin e strukturave arsimore për qëllime elektorale.
Ndërsa, në Selenicë kallëzim sërish për shpërdorim detyre, ku sipas PD-së kryetari i Bashkisë ka ndikuar tek votuesit dhe për të favorizuar një forcë të caktuar politike gjatë fushatës.
Gjithashtu, kërkojnë marrjen e masave sa më shpejt, duke ndëshkuar të gjithë ata që abuzojnë me detyrën dhe përdorin pushtetin për të deformuar vullnetin e qytetarëve.