
Partia Demokratike i është drejtuar sërish Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për vënie në dispozicion të të gjithë dokumentacionit teknik dhe ligjor që lidhet me procesin e votimit të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Në kërkesën e tyre kërkohet mënyra e shpërndarjes dhe grumbullimit të zarfeve me vota nga kompania ndërkombëtare postare DHL.
Sipas PD-së, në media janë raportuar dhe dokumentuar raste të dyshuara shkeljesh që ende nuk kanë marrë një përgjigje apo zgjidhje nga KQZ.
Kërkesa e PD-së:
inventarin e fletëve të votimit të papërdorura,
kushtet e ruajtjes së tyre,
zarfat rezervë të pavulosura apo të papërdorura,
raportet ditore të dorëzimeve dhe kthimeve të DHL,
si dhe ndërhyrjet eventuale nga autoritetet doganore apo policore gjatë dërgesave.