Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Partia Demokratike e “pandalshme”, sërish kërkesë KAS-it për votat e Greqisë

Shkruar nga Newsbomb
Partia Demokratike e “pandalshme”, sërish kërkesë
Selia e PD

Partia Demokratike ka depozituar sërish një ankesë zyrtare në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve duke kundërshtuar vendimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të vijuar me numërimin e dokumentacionit zgjedhor të ardhur nga jashtë vendit.

Në qendër të kontestimit janë zarfet e mbërritura nga Greqia, të cilat, sipas PD-së, përmbajnë vota të dyshimta dhe të mundshme për manipulim.

Kujtojmë se pasditen e sotme Celibashi vendosi të pranojë kërkesën e Partisë Socialiste për të vazhduar rregullisht numërimin e votave të shqiptarëve të Greqisë, duke u shprehur se gjatë procesit të verifikimit nuk është vërejtur asnjë parregullsi në administrimin e tyre.

Partia Demokratike e “pandalshme”, sërish kërkesë
Pjese nga kerkesa e derguar

Dokumentat e plota, klikoni këtu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese