Hapësire reklamuese


Politikë

Partia Demokratike e kallëzoi në SPAK për krime elektorale, reagon kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu

Shkruar nga Newsbomb
Partia Demokratike e kallëzoi në SPAK për krime elektorale,
Gezim Topçiu

Kryetari i Bashkisë së Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar lidhur me denoncimin e depozituar në Prokurorinë e Posaçme kundrejt tij nga pjesëtari i Partisë Demokratike, Ivi Kaso.

Gëzim Topçiu ka hedhur poshtë të gjitha akuzat lidhur me investimet publike të bëra në kohë fushate, teksa thotë se të gjitha punimet e reja në Bashkinë e Maliqit janë pezulluar ndërsa aktive janë vetëm ato të miratuara Këshilli i Bashkisë në vitin 2024 dhe përmbushin procedurat standarde dhe të miratuara nga Agjensia e Prokurimeve Publike, e cila siguron bazueshmërinë ligjore të çdo projekti.

Lidhur me akuzën e favorizimeve elektorale, kryebashkiaku është shprehur se punët në bashki janë shpërndarë kudo dhe se nuk i shërbejnë asnjë force politike.

Bashkëpunëtorët e mi më kanë çuar diçka, por nuk e kam lexuar materialin dhe nuk jam njohur me të. Nga ajo që më kanë treguar, bëhet fjalë për dy momente: punësime gjatë periudhës zgjedhore dhe investime publike në territor.

Në konceptin tim, institucionet tona duhet të punojnë sipas miratimit që Këshilli i Bashkisë ka bërë dhe pas miratimeve të Agjensisë së Prokurimeve Publike.

Ne nuk bëjmë rrugë për të majtë apo për të djathtë, bëjmë rrugë kudo në të gjithë bashkinë. Le ta shikojnë komunitetet tona sa të vërtetë jemi për këtë pjesë”, tha Gëzim Topçiu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese