Hapësire reklamuese

Politikë

Partia Agrare Ambientaliste thirrje faktorit ndërkombëtar: Ndërhyni për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë e të barabartë

Shkruar nga Newsbomb
Partia Agrare Ambientaliste thirrje faktorit ndërkombëtar:
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka

Partia Agrare Ambientaliste i ëshjtë drejtuar me një thirrje faktorit ndërkombëtar, zyrës së OSBE-së, ambasadës amerikane dhe delegacionit ë BE-së që të ushtrojnë ndikimin e tyre për të demokratizuar ligjin zgjedhor dhe për të siguruar një proces  të drejtë e të barabartë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pasi ligji aktual i garanton mbështetje partisë në pushtet, ndërsa ndëshkon të tjerët.

“Ne i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ushtrojë ndikim e tij për të demokratizuar ligjin zgjedhor, pa pritur minutat e fundit.

Nga ligji zgjedhor do të varet standardi i zgjedhjeve. Ligji aktual është bërë për ti garantuar mbështetje atij që ka pushtetin dhe për të ndëshkuar të tjerët”,- përfundon deklarata e PAA-së.

Gjithashtu, Partia Agrare i bën thirrje edhe dy grupeve të mëdha politike, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike që të marrin masa në lidhje me reformimin e ligjit zgjedhor.

Nëpërmjet një deklarate për media, PAA shpreh shqetësimin për zvarritjen që po i bëhet reformës, përkundër nismave që janë ndërmarrë për të krijuar Komisione që do të çonin përpara punën e saj.

Sipas PAA, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim që do të ndryshonte gjendjen e ligjit zgjedhor aktual, për të siguruar votim të drejtë dhe të barabartë, pasi në mbledhjet e grupit të dialogut shqyrtohen çështje periferike dhe jo ato që janë thelbësore për reformën e vërtetë.

Partia Agrare Ambientaliste është seriozisht e shqetësuar për zvarritjen, pa arsye dhe shumë të dëshme, që i bëhet reformimit të sistemit zgjedhor. Pas dështimit të turpshëm të Komisonit të Posacëm të Reformës, i cili nuk arriti të ndryshonte asnjë edhe një presje në tre vjet jetë, sot një tjetër komision, i njohur si Gurpi i Dialogut, krijuar si një përpjekje për të vijuar punën e komisonit të mëparshëm, po bën të njëjtën gjë.

Komisoni i krijuar me konsensus mes të gjitha palëve, mblidhet për të shqyrtuar cështje tërësisht periferike, edhe pse të nevojshme në lidhje me zgjedhjet, por nuk ka prekur ende asgjë thelbësore sa i takon reformës së vërtetë”,- thuhet në njoftimin e Partisë Agrare Ambientaliste.

Partia Agrare vijon më tej duke thënë se edhe pse për këtë çështje ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, akoma nuk është ndërmarrë një hap nga PD dhe PS që çon drejt realizimit të plotë të reformës zgjedhore.

Për PAA, grupet politike po bëjnë një përpjekje të qëllimshme për të penguar ndërhyrjet thelbësore në kodin zgjedhor, për të mos hyrë në brendësi të reformës por për të bërë thjesht disa arnime sipërfaqësore që nuk i shërbejnë qëllimit përfundimtar për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ne shikojmë një përpjekje të qëllimshme për të penguar ndërhyrjet thelbësore në kodin zgjedhor, për ti bërë atij vetëm disa arnime sipërfaqësore e për ta shitur më pas si reformë. Por kjo nuk është një reformë. Ky nuk është një ligj që siguron zgjedhje të drejta, të lira dhe të barabarta.

Ne i bëjmë thirrje dy partive që mbajnë edhe kryesimin e këtij komisoni, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që të bëjnë hapa para dhe urgjente për të kapur afatet kushtetuese”,- vijon deklarata.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese