
Kreu i forcës politike “Lëvizja Bëhet” Adriatik Lapaj i është përgjigjur së fundmi kryeministrit Rama, duke replikuar për ato çka ky i fundit e ironizoi sot në një takim me qytetarët në Lushnje.
Bashkëkryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, në një status në Facebook, ka shkruar se kandidimi i tyre në parlamentaret e 11 majit me lista të hapura, ka tërbuar të gjithë pengmarrësit e Tiranës.
“Vendimi ynë i guximshëm për të garuar me LISTA TË HAPURA ka tërbuar gjithë pengmarrësit e Tiranës.
Personalisht garoj në listë të hapur i 18 në Tiranë. Këta kryetarët e tjerë përse e kanë futur veten te listat e sigurta? Në politik hyra për të imponuar garën si standard. Balta e tyre na shton ushqimin e rrënjëve tona.”
Ndër të tjera, referuar komentit të kryeministrit ditën e sotme, ku ironizoi emrin e babait të Adratik Lapapj në listën e garuesëve për deputetë, avokati u shpreh i hapur për debat publik.
Kujtojmë që ditën e djeshme, pas një vale sulmesh publike, Lapaj vendoi të përjashtojë të atin e tij, Ferman Lapaj nga listat për kandidatë për deputetë, i cili më herët kryesonte listën tek vendet e “sigurta” në qarkun e Beratit.
“Z. Rama do muhabet, por jam i zënë me takime. Të pres në debat! Të pres kur të duash e ku të duash!” shkruan Adriatik Lapaj.
“Për fat të keq ka ndodhur dhe që iu ka rënë në dorë dhe keni parë se çfarë janë bërë shitësa fluturues. Janë disa që thonë ne jemi të rinjtë, por jeta dhe eksperienca më mësoi që për të qenë i ri certifikata e gjendjes civile. Për më tepër, sot Shqipëria ka nevojë shumë për forcën dhe energjinë e të rinjve.
Për këtë arsye i kemi dhënë njerëzve partinë më të re në garë dhe me mundësitë që të rinjtë të shkojnë në parlament se parti të re me të gjithë kushërinjtë dhe babain në krye të listës mund të bëjë çdo kush por edhe të bërtasë jemi rinia dhe të shajë mbarë e prapë njësoj si pleqëria”, tha Edi Rama.