Hapësire reklamuese

Politikë

Parti e re pasi humbi vulën? Zbulohet lëvizja e radhës e Bashës, deputeti tjetër që pritet t’i ikë

Shkruar nga Newsbomb
Parti e re pasi humbi vulën? Zbulohet lëvizja e radhës e
Lulzim Basha

Humbja e vulës të Partisë Demokratike ka vënë në “lëvizje” Lulzim Bashën. Pas vendimit të marrë ditë më parë nga Gjykata e Apelit se vula e demokratëve t’i shkojë grupit të “Rithemelimit” të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Basha zhvilloi një mbledhje me strukturat për të gjetur një zgjidhje.

Burime për mediat bënë me dije se gjatë këtij takimi u diskutuan një sërë opsionesh, nga krijimi i një partie të re te beteja ligjore. Opsioni i krijimit të partisë së re, kur vetëm një vit na ndan nga zgjedhjet e ardhshme, nuk është mbështetur nga juristët.

Këtë të premte në orën 14:00 mësohet se Basha ka thirrur në një takim anëtarët e strukturave që ai i zgjodhi në kohën kur kishte në dorë vulën e PD bashkë me deputetët që e mbështesin. Gjatë kësaj mbledhje thuhet se do të marrë fund edhe dilema se çfarë do të ndodhë me Bashën dhe besnikët e pakët që i kanë mbetur.

Kujtojmë se ditën e djeshme deputetja Eralda Bano e “braktisi” Lulzim Bashën dhe iu bashkua pjesës tjetër të demokratëve të cilët mbështesin ish-kryeministrin Basha.

Sipas Banos rruga më e mirë për të rikthyer shpresën e shqiptarëve është që të kemi një opozitë të formuar dhe të papërçarë.

“Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.

Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.

Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruante Bano në postimin e saj.

Sakaq, Top Channel ka mësuar që edhe Flamur Hoxha do i bashkohet Berishës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese