Hapësire reklamuese

Politikë

Parlamentaret/ Partia Socialiste dhe KQZ kërkojnë ndryshim të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, PD vendos kushte

Shkruar nga Newsbomb
Parlamentaret/ Partia Socialiste dhe KQZ kërkojnë ndryshim të
Foto ilustruese

Që prej 11 janarit, shqiptarët e diasporës janë dyndur për tu regjistruar në platformën “PER” në faqen zyrtare të KQZ për të marrë pjesë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë që procesi vijon i pashqetësuar, ka lindur nevoja që Kodi Zgjedhor të pësojë disa ndryshime.

Partitë politike vijojnë të paraqesin kërkesat e tyre pranë KQZ që i përkasin ndryshimeve ligjore për votimin e emigrantëve e deri tek listat e kanditatëve për zgjedhjet.

Partia Socialiste si dhe KQZ kanë kërkuar që të afrohet afati që partitë të dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve deri më 13 mars, raporton gazetari Osman Stafa.

Në përgjigje të kësaj kërkese, Partia Demokratike ka vendosur dy kushte paraprake që i referohen dokumentave që emigrantët mund të përdorin për të votuar.

1. Të votojnë të gjithë ata emigrante shqiptare, të cilëve u kanë skaduar pasaporta dhe kartat biometrike;

2. Të lejohet të votojnë të gjithë ata shqiptarë që kanë nënshtetësi shqiptare, por nuk kanë dokumente biometrike;

PD është përgjigjur se në rastin e pranimit të këtyre dy kërkesave, ata janë të gatshëm të dorëzojnë fletët e kandidatëve në afatin e kërkuar nga pala tjetër.

Përsa i përket emigrantëve, numërohen rreth 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë vendit, të cilëve u kanë skaduar mjetet e identifikimit dhe nuk mund të marrin pjesë në parlamentaret e majit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese