Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Paralajmëron Ilir Meta: Nuk ka zgjidhje tjetër, opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmëron Ilir Meta: Nuk ka zgjidhje tjetër, opozita do të
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj në ditët në vijim.

Në një konferencë për media të dhënë ditën e sotme, Meta tha se nuk ka asnjë zgjidhje tjetër që të përballemi me të keqen, përveçse që ta luftojmë atë, duke shigjetuar në këtë mënyrë qeverinë e kryeministrit Edi Rama, pasi çdo qelizë e administratës së tij është e infektuar rëndë nga nepotizmi dhe papërgjeshmëria.

Opozita nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç intensifikimit të aksionit të saj. Kështu që ne do të vazhdojmë këtë front në raport me përballjen me këtë qeveri, në përballjen me të keqen kudo ku ajo është sepse cdo qelizë e administratës është infektuar rëndë nga nepotizmi dhe papërgjegjshmëria”,- tha Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

I pyetur nga gazetarët se ku do të përqendrohet aksioni i opozitës, pasi deri më tani nuk po jep rezultat, Meta u përgjigj duke thënë se rezolutat janë vazhdimësia e këtyre protestave dhe përshkallëzimi i tyre do të japë rezultatet e duhura, ndërsa shtoi se proceset e hapura të rezolutave kanë ardhur pas presionit të bërë nga opozita.

Rezolutat është vetë vazhdimësia e pandërprere e këtyre protestave dhe përshkallëzimi i tyre do të japë rezultatet e duhura. Të gjitha këto procese të hapura kanë qenë vetëm si rezultat i presioneve të bëra nga opozita”,- përfundoi Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese