Hapësire reklamuese

Politikë

Paralajmërimi i fortë i Bashës: Berisha po e çon PD për dhjamë qeni, do i fusë krahun demokratëve

Shkruar nga Newsbomb
Paralajmërimi i fortë i Bashës: Berisha po e çon PD
Lulzim Basha në studion e Open ©credits ballkanweb.com

Lulzim Basha është i vendosur për të vijuar rrugën e ndarë nga ish-aleati i tij Sali Berisha. Nga nga studio e “Open” ai deklaroi se Berisha do e çojë PD në 2025 për "dhjamë qeni", teksa paralajmëron edhe tradhti ndaj demokratëve. 

I vendosur për të ndjekur edhe në Gjykatën e Lartë, vendimin e Apelit, Basha tha se  gjyqtarët që dhanë vendimin do të kallëzohen në SPAK, por edhe në KLGJ. Sipas tij, do shikohet nëse këta gjyqtarë kanë shpërdorur detyrën ose jo.

“Berisha dhe Rama janë dinosaurët që nuk duan të flitet për asgjë. Njëri thotë do mbaj vulën për tu mbrojtur nga amerikanët, tjetri thotë mbaj vulën ti se unë do mbaj pushtetin. Sali Berisha do e çojë PD në 2025 për dhjamë qeni, do i fusë krahun demokratëve.

Do e ndjekim çështjen e logos së PD-së deri në Strasburg. Ne do të jemi në 2025 një alternativë për shqiptarët, me apo pa logo.

Pazari i Berishës ka nisur me bashkimin e votave për lirimin nga burgu të të korruptuarve të Edi Ramës, me prishjen e komisionit për reformën zgjedhore, vijoi me vulën, dhe objektivi kryesor i të dyve është SPAK. E kanë gati”,  u shpreh Lulzim Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese