Hapësire reklamuese

Politikë

Parada fantastike e trofeve të Manchester Cityt, orarët kur tifozët mund të prekin nga afër

Shkruar nga Newsbomb
Parada fantastike e trofeve të Manchester Cityt, orarët kur
Trofet e Manchester City-t

Të gjithë tifozët shqiptarë ditën e sotme do të kenë mundësinë të shikojnë nga afër trofetë madhështorë të fituara nga Manchester City. Tripleta e fituar nga “Qytetarët” në sezonin e kaluar do kanë mbërritur në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës.

Po ashtu këto trofe do të ekspozohen në hollin e Kryeministrisë dhe do të kenë mundësinë që të gjithë tifozët e futbollit t’i shikojnë nga afër. Hyrja do të jetë nga ora 13:00 deri  në orën 19:00.

Më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania”, ditën e nesërme.  Tashmë sicc dihet Manchester City ka një bashkëpunim Dyrrah City FC, ku tashmë shumë talente shqiptare do të kenë më shumë mundësi për të ndjekur ëndrrat e tyre.

“MIRËMËNGJES ????Dhe me ftesën dashamirëse për admiruesit e artit të futbollit guardiolian, që trofetë e fituara nga Manchester City gjatë sezonit futbollistik 2022-2023 (të cilat erdhën në Amfiteatrin e Durrësit si pjesë e programit të Akademisë së Futbollit të Mancity në Durrës), të vijnë po të duan t'i vizitojnë sot nga hyrja kryesore në hollin e Kryeministrisë, prej orës 13:00 deri 19:00, ju uroj një ditë të mbarë????”, ka shkruar kryeministri në rrjetet sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese