![“Para 2013, Shqipëria vrimë e zezë në mes të](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1736410159xscreenshot-3-533.jpg)
Kryeministri Edi Rama pasi njoftoi uljen e çmimit të energjisë elektrike, mëngjesin e sotëm ka ndarë në rrjetet sociale pamje të ndryshimit që ka pësuar vendi në sektorin e energjisë, që nga viti 2013 e deri sot.
Kreu i qeverisë shkruan se në atë kohë vendi ynë ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë dhe radhë të e gjata për të paguar faturat. Ndërkohë sot Shqipëria, shkruan Rama, është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë të transformimit epokal në sektorin energjitik prej vitit 2013, kur Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë, e deri sot kur jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon, kemi shërbime të digjitalizuara e një volum investimesh në vazhdim që do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt, ndërkohë që kemi vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë, ju uroj një ditë të mbarë ”, - shkruan Rama.