Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pandeli Majko nderohet me çmimin “Qytetar Nderi” në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Pandeli Majko nderohet me çmimin “Qytetar Nderi” në
Pamje nga ceremonia e dhënies së çmimit "Qytetar Nderi"

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko është nderuar ditën e sotme me çmimin “Qytetar Nderi” nga komuna e Rahovecit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku vlerëson kontributin e Pandeli Majko si një zyrtar që dha një kontribut të çmueshëm për Kosovën në momentet më vendimtare të saj.

Haradinaj vijon më tej duke thënë se qershori është muaji i kujtimeve të vitit 1999, ku qytetarët e Rahovecit u bënë prijës të organizimeve të shumta për liri, një rrugë që nuk ishte aspak e lehtë.

Qershori sjell kujtimet e vitit 1999, kur qytetet tona çliroheshin njëra pas tjetrës dhe po realizohej aspirata jonë shekullore për të qenë të lirë në tokën dhe të drejtën tonë.

Qytetarët e Rahovecit, njerëz punëtorë e të urtë, asnjëherë nuk iu nënshtruan okupimit, por u bënë prijës të shumë organizimeve për liri, rrugë e cila nuk ishte aspak e lehtë.

Në ditën që shënon çlirimin e Rahovecit, Komuna nderoi me çmimin “Qytetar Nderi”, ish-kryeministrin e Shqipërisë Pandeli Majko. Ai ishte kryeministër i luftës që në momentet më vendimtare për Kosovën dha kontribut shumë të çmueshëm. E falënderova për shërbimin e tij ndaj Atdheut!”- shkruan ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kosova u çlirua nga forcat serbe më 12 qershor të vitit 1999 me ndërhyrje e trupave ushtarake të NATO-s ju dha fund edhe gjenocidit të vazhueshëm serb mbi shqiptarët e Kosovës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese