Deputeti socialist Pandeli Majko i ka nisur ditën e sotme një shkresë Shërbimit Informativ të Shtetit, pas akuzave të rënda të bërë pak ditë më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Majko ka kërkuar një sqarim zyrtar lidhur me pretendimimin se ai është përgjuar përgjuar nga SHISH, duke bënë pazare me eksponentë të krimit për shitblerje votash në qarkun e Kukësit.
Sakaq, letra e Pandeli Majkos është dërguar në mënyrë zyrtare nga Kuvendi dhe është përcjellë me shkresë përcjellëse për në SHISH.
Kujtojmë se pasi kreu i PS Edi Rama, bëri ndryshime përsa i përket drejtuesëve politik në qarqet e vendit për zgjedhjet e majit, duke e larguar Majko nga Kukësi dhe duke e sjellë në Tiranë, Berisha nuk vonoi dhe hodhi një lumë akuzash kundër tij.
Berisha e cilësoi Pandeli Majkon si një kriminel elektoral, i cili në bashkëpunim me krimin ka vjedhur vota për qarkun e Kukësit në zgjedhje. Në lidhje me këtë ngjarje, Berisha deklaroi se ka një përgjim të SHISH që e fakton.