Hapësire reklamuese

Politikë

Pamje magjike nga Vlora, ndizen dritat mbi "Bypass-in" këmbësor të Lungomares 2

Shkruar nga Newsbomb
Pamje magjike nga Vlora, ndizen dritat mbi "Bypass-in"
Pamje nga Vlora

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e kësaj të shtune ka publikuar disa pamje nga Vlora. Konkretisht, kreu i qeverisë ka shkëputur pamje nga momenti i ndezjes së dritave mbi Bypass-in këmbësor të Lungomares 2.

Krah fotove, kreu i qeverisë shkruan se ky investim i ri mundëson kalimin e zonës së tunelit përmes një hapësire të re publike.

“Ndizen dritat mbi bajpasin këmbësor të Lungomares 2, i cili ofron një panoramë spektakolare duke mundësuar “kalimin” e zonës së tunelit përmes një hapësire të re publike dhe lidhjen e dy plazheve të bukura në një, pjesë e projektit të madh që përfshin Lungomaren 3 të Rradhimës”, shkruan kryeministri Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese