Hapësire reklamuese


Politikë

Pamje magjike nga rruga e re Shëngjin-Velipojë, Rama ndan detaje nga projekti i ardhshëm: Do jetë spektakolare...

Shkruar nga Newsbomb
Pamje magjike nga rruga e re Shëngjin-Velipojë, Rama ndan detaje nga
Kryeministri Edi Rama në aksin Shëngjin-Velipojë

Kryesocialisti Edi Rama ditën e sotme ndodhet në aksin Shëngjin-Velipojë në rrugën e re ku po zhvillon takim me përfaqësues nga bizneset.

I shoqëruar nga kryebashkiakët Pjerin Ndreu i Lezhës dhe Benet Beci i Shkodrës, theksoi projektet e arkitektëve më të mirë në botë do zbulojnë pjesëza magjie të Shqipërisë që deri dje nuk aksesoheshin dot.

Me këtë rrugë të re dhe segmente të tjera që po investojmë i zbulojmë shqiptarëve dhe turistëve një pjesëz magjie të Shqipërisë që ishte dje e paaksesueshme. Fuqizojmë ekonominë vendore të Lezhës dhe shtojmë të ardhura për ekonominë kombëtare. Jam shumë optimist. Duke prekur stokun e projekteve të reja. Janë projekte të një gjenerate tjetër në të gjithë drejtimet.

Kemi mbledhur një rrjet unikal arkitektësh që do jem në pjesë e pavijonit të Shqipërisë në bienalen e Venecias. Kush ka dëshirë ja sugjeroj ta shohë. Do jetë spektakolare ajo bienale. Është krenari që Shqipëria do përfaqësohet me një mozaik arkitektësh. Janë projekte shumë ambicioze. Do tërheqin fuqinë e madhe të konsumit, të kategorisë së turistëve që shpenzojnë shumë.’’

Pamje magjike nga rruga e re Shëngjin-Velipojë, Rama ndan detaje nga

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese