![PAMJE/ Dasma madhështore e djalit të pastorit Akil Pano, ja kush ishin](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1726558876xscreenshot-8-407.jpg)
Fundjavën që lamë pas në shtëpinë e pastorit Akil Pano kishte dasmë. Djali i tij, Jonathani, i dha fund beqarisë dhe kurorëzoi me një dasmë madhështore dashurinë e tij disa vjeçare me partneren e tij, Armidën.
Përpos familjarëve e miqve të ftuar në këtë dasmë ishin dhe shumë figura të njohura politike. Duke ditur që Jonathan është dhe anëtar në Këshillin e Bashkisë së Tiranës, nën logon e demokratëve, nuk kishin si të mungonin dhe disa figura të njohura të kësaj force politike.
Nga një këndvështrim i shkurtër dhe i shpejtë në videot e publikuara në rrjet, syri në sallë na kapi deputetin demokrat Flamur Nokën dhe ish-deputetin Belind Këlliçin. Siç shihet dhe në këtë foto, Noka dhe Këlliçi janë ulur krah njëri-tjetrin dhe po shijojnë dasmën.
![PAMJE/ Dasma madhështore e djalit të pastorit Akil Pano, ja kush ishin](https://cdnimpuls.com/newsbomb.al/media3/-900-0-1726558784xscreenshot-4-903.jpg)
Gjithashtu, edhe Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlani ishin të ftuar. Newsbomb.al solli ditën e djeshme një video të dyshes ku shiheshin duke kërcyer me njëri-tjetrin më të lumtur se asnjëherë, duke i vënë kështu vulën edhe thashethemeve të dala nga “gojët e liga” të cilët pretendonin se çifti i kishte dhënë fund martesës.
View this post on Instagram