Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pak ditë para takimit, Beleri mesazh Ramës: Shqipëria nuk anëtarësohet në BE nëse s’respekton të drejtat e minoritetit grek

Shkruar nga Newsbomb
Pak ditë para takimit, Beleri mesazh Ramës: Shqipëria nuk
Fredi Beleri

Pak ditë para se të takohet me Edi Ramën, eurodeputeti Fredi Beleri i ka dërguar një mesazh kryeministrit.

Në një intervistë për “Open.gr”, Beleri tha se Shqipëria nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian nëse nuk respektohen të drejtat e pronës së minoritetit grek.

“Rama është sovran në vendin e tij por ka një vend tjetër më të fuqishëm që është Greqia e cila me lëvizjen e kryeministrit grek dhe me besimin e popullit ka treguar se askush nuk mund të luajë me helenizmin”, tha Beleri.

Beleri dhe Rama pritet të kenë takimin e tyre të parë pas daljes nga burgu të eurodeputetit, si pjesë e një delegacioni të Parlamentit Europian në Tiranë, për të folur për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nuk e prisja kurrë që unë që përfaqësoj Parlamentin Europian dhe ai, shteti shqiptar, do të takoheshim”, u shpreh ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese