Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pagesat nga Thesari i Shtetit/ PD: Erion Veliaj i ka dhënë vëllait të drejtorit të vetë 6.3 miliardë lekë përmes Bashkisë së Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Pagesat nga Thesari i Shtetit/ PD: Erion Veliaj i ka dhënë
Ilustrim: Kryebashkiaku Erion Veliaj - SPAK

Partia Demokratike ka denoncuar sot një tjetër rast në Bashkinë e Tiranës dhe pretendon se institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj ndodhet përpara një tjetër skandali. Vëllai i drejtorit Alban Dokushi, rezulton se ka përfituar 6.3 milionë euro nga bashkia.

"Erjon Veliaj në emër të Bashkisë Tiranë ka konfirmuar pagesat e kryera për shpenzime të ekzekutimeve të vendimeve gjyqësore, në favor të vëllait të drejtorit të tij Alban Dokushit", denoncoi Genta Vangjeli.

Rezulton se vlera totale e përfituar nga përmbaruesi gjyqësor privat Besnik Dokushi, vetëm nga Bashkia Tiranë e drejtuar nga Erjon Veliaj është 6.3 milionë euro, ose 6.3 miliardë lekë. Më flagrant rastin e bën fakti se vëllai që punon si Drejtor Juridik në bashki është në konflikt të hapur interesi me objektin e punës së tij dhe çështjet gjyqësore me palë bashkinë Tiranë.

"Drejtoria Juridike përfaqëson punëdhënësin Bashkinë Tiranë dhe mbron interesin e institucionit në proceset gjyqësore. Por Drejtori Juridik i Erjon Veliajt, mesa duket bën të kundërtën", denoncon zyrtarja e PD.

Genta Vangjeli thotë se drejtori Alban Dokushi sigurohet që Bashkia Tiranë të humbë gjyqet e punës në mënyrë që ish-punëmarrësit të përfitojnë pagesat e dëmshpërblimeve nga largimi i padrejtë nga puna në mënyrë që paratë të kalojnë njëherë në llogaritë e përmbaruesit gjyqësor, vëllait të tij.

"Pse Erion Veliaj mban në këtë post drejtues Alban Dokushin kur ai ka humbur kaq shumë gjygje pune? Ndoshta ngaqë siç flitet nëpër korridoret e bashkisë, drejtori është mik me prokurorin special të inceneratorit", vijon denoncimi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese