Hapësire reklamuese

Politikë

“Ordiner dhe sufllaqexhi”, Brahimllari i kundërpërgjigjet PL: Si mund t’i thuash kështu një themeluesi

Shkruar nga Newsbomb
“Ordiner dhe sufllaqexhi”, Brahimllari i kundërpërgjigjet
Endrit Braimllari

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari ka në reaguar ndaj deklaratave të bëra ditën e sotme nga Partia e Lirisë të cilët e quajtën “ordiner” dhe “sufllqexhi.

I ftuar në ABC Neës Braimllari shprehet se është sulmuar dhe akuzuar për gjëra të pavërteta teksa thekson se pasioni për politikën nuk ka vend për pazare, duke shtuar se nuk e mohon kontributin e tij në Partinë Socialiste.

Në atë qëndrim nuk ka asgjë të vërtetë, nuk është një tradhti. Tradhtohet kur je në front në betejë. Unë kam qenë i pari në vijën e frontit 19 vite. E dinë shumë mirë ish-kolegët e mi.

Unë kam qenë i pari në vijën e frontit, madje shpesh për të bërë detyrën time në front kam qenë edhe i ashpër. Kjo s’ka lidhje fare më tradhtinë. Kë po tradhtoj un? Interesat e kujt? Unë jam një njeri që dua të merrem me aktivitet politik. Unë po filloj një epokë të re, pra po them do t’ja nis nga fillimi. Unë e kam pasion, këta mendojnë që gjithmonë ka pazar.

Sulmin nuk po e bëjnë ish-kolegë të mi, por këta që erdhën nga zyrat e shtetit që erdhën pa provuar terrenin. Si mund t’i thuash një themeluesi një term të tillë. Çfarë mund të mendojë një i ri, këta nuk mendojnë si të shkojnë tek votuesi, por të mbarojnë punët që kanë brenda opozitës”, - shpreh ndër të tjera Endrit Braimllari.

Kujtojmë se ditën e sotme Partia e Lirisë e ka cilësuar ish-anëtarin e tyre si një "ordiner" dhe një "sufllaqexhi" që betohej ditë e natë për besnikëri ndaj Metës. Reagimi i ashpër i PL erdhi pasi Braimllari shprehu dëshirën për t’iu bashkuar Partisë Socialite.

Ndër të tjera ën deklaratën publike Partia e Lirisë shkruan se Brahimllari është një person "i pamoralshëm", i korruptuar dhe i kapur nga SPAK, si dhe tashmë është khyer dhe në lëpriës i "Rilindjes" për të përfituar nga zhvatja e taksave të qytetarëve.

PL i ka bërë thirrje Brahimllarit për tu paraqitur në mënyrë urgjente pranë zyrës së fiancave të partisë për të shlyer borxhet ekonomike që ka ndaj partisë si dhe të dorëzojë mandatin e anëtarit të PL në Këshillin Bashkiak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese