Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Opozitarët do të “derdhen” në rrugët e kryeqytetit, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremistëve që hyjnë në tregjet e Krishtlindjeve

Shkruar nga Newsbomb
Opozitarët do të “derdhen” në rrugët e
Erion Brace

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet pasditen e kësaj të hëne në Tiranë, në orën 17:00.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, socialisti shkruan se bllokimi i rrugëve të kryeqytetit nuk është në interesin publik, duke e interpretuar këtë “skenar” të opozitës si një “mllef” ndaj atyre qytetarëve që nuk bëhen pjesë e tubimeve të tyre.

Ndër të tjera, Braçe thekson se protesta e opozitës, një ditë para Krishtlindjeve është njësoj si ato makinat e ekstremistëve që hyjnë në tregjet e Krishtlindjeve për të dëmtuar qytetarët, duke iu referuar kështu tragjedisë së ndodhur më 20 dhjetor në Magdeburg në Gjermani, ku një shtetas u fut me automjetin e tij në tregun e Krishtlindjeve duke vrarë 5 persona e plagosur mbi 200 të tjerë.

“Është njësoj si ato makinat e ekstremistëve që hyjnë në tregjet e Krishtlindjeve për të shkaktuar dëm, për të shkaktuar panik. Është qartazi mllef kundër shumicës dërrmuese në këtë qytet, e njerëzve normale që kanë vendosur mos tu bëhen palë atyre pa mend që duan ta bllokojnë qytetin 1 ditë para Krishtlindjeve”, thotë Braçe.

Postimi i plotë i deputetit socialist:

Tirana do ta ketë ditë vuajtje sot, bashkë me të, të gjithë ata që vijnë e ikin në këtë qytet, të gjithë ata që jetojnë në këtë qytet, punojnë këtu, duan të kryejnë nevojat e tyre, përfshi nevojat e tyre jetësore në këtë qytet!

Të bllokosh Tiranën, nuk është interes publik, është kundër interesit publik! Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes e në orët e pasdites, është mu si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes për të dëmtuar, krijuar panik, trembur!

Të bllokosh Tiranën, një ditë para krishtlindjes, një festë që e festojnë të gjithë bashkë, pa ndarje e në paqe me njëri tjetrin, është thjesht mllef e urrejtje ndaj njerëzve normale që nuk të bëhen pjesë, nuk të mbështesin, duan të mbetet normale në këtë qytet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese