Duket se opozita shqiptare protestën e saj do ta zhvendosë drejt Strasburgut. Burime për media bëjnë me dije se opozita shqiptare do të protestojë më 23 tetor para Parlamentit Europian në Strasburg.
Do të jenë rreth 40 deputetë të Partisë Demokratike që do të protestojnë teksa do jetë duke u zhvilluar seanca në Parlamentin Europian.
Demokratët kërkojnë sensibilizm si dhe mbështetje për kauzat e opozitës. Protesta e paralajmëruar në Strasburg vjen pas disa protestave të opozitës në vend.
Ata kanë protestuar në Kuvend, herë duke djegur karriget, e herë duke mos lejuar socialistët të futen në Parlament. Më pas opozita thirru një protestë, ku pati tensione mes protestuesve dhe policëve.
Demokratët të cilët kanë paralajmëruar se nuk do të ketë qetësi, duket se tashmë jo vetëm brenda vendit, po do ngrejnë “zërin” edhe jashtë Shqipërisë.