Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Opozita njofton DATËN e protestës, Sali Berisha u prinë demokratëve për herë të parë pas 11 muajsh

Shkruar nga Newsbomb
Opozita njofton DATËN e protestës, Sali Berisha u prinë
Sali Berisha flet nga selia blu

Lideri demokrat Sali Berisha ka njoftuar publikisht se më datë 23 Dhjetor do të jetë protesta e radhës e opozitës. Ajo do të jetë e para kur Sali Berisha do t'ju prijë vetë demokratëve, pas 11 muajsh, qëkur Gjykata e Posaçme vendosi izolimin e tij në shtëpi.

"Opozita shqiptare ka zgjedhur mosbindjen civile si rrugën kryesore, të vetme për të çliruar shqiptarët nga narkodiktatori dhe diktatura e tij që kërkon të marrë njëlloj si Lukashenko mandatin e katërt, të grabisë mandatin e katërt. Ndaj dhe data 23 dhjetor do të jetë dita e mosbindjes më të fuqishme kombëtare që ka njohur Shqipëria gjer sot", u shpreh ai.

Ai nuk dha detaje të tjera për orarin apo mënyrën sesi do të organizohet kjo mosbindje civile; nëse do të jetë e përqendruar në Tiranë në bulevardin e institucioneve, në sheshin kryesor të kryeqytetit, apo rrugët kryesore të Shqipërisë.

"Modalitetet e kësaj mosbindje do përcaktohen nga grupi përgjegjës, por opozitarët dhe demokratët nga mbarë Shqipëria dhe kudo që ndodhen në botë, duhet të bashkohen me 23 Dhjetor në një mosbindje civile që duhet të ketë fuqinë e elektroshokut për regjimin narkodiktatorial të Edi Ramës", tha lideri demokrat.

Sali Berisha është liruar vetëm pak ditë më parë nga arresti shtëpiak, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Që nga 30 Dhjetori 2023, pra për njëmbëdhjetë muaj, lideri demokrat qëndroi në shtëpi dhe u mor me organizimin e partisë dhe protestave vetëm duke takuar zyrtarët e lartë të partisë.

Tashmë, ai do të dalë dhe vetë në rrugë për t'ju prirë demokratëve, për atë që ai e cilëson si goditje ndaj narkoregjimit të Edi Ramës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese