Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Opozita lutet që unë të kem konflikt me Ramën”, Veliaj: Ja pse e përmenda Ahmetajn në deklaratë

Shkruar nga Newsbomb
“Opozita lutet që unë të kem konflikt me Ramën”,
FotoArkiv/ Rama - Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur në lidhje me arrestimin e drejtorëve të këtij institucioni për dosjen “5D”.

Ai i është përgjigjur pyetjes së analistëve nëse ka një përplasje me Edi Ramën dhe se përse gjatë deklaratës për arrestimin e drejtorëve të bashkisë përmendi edhe Arben Ahmetajn.

Veliaj tha se opozita lutet që ai dhe kryeministri Edi Rama të kenë konflikte, por theksoi se kjo nuk do të ndodhë.

Sipas tij ai përmendi Ahmetajn, pasi  Rama vendosi një standard absolut, që edhe njeriu më i afërt t’i zgjidhë problemet me drejtësinë.

“Unë e kam thënë, opozita do ti bëjë gjunjët kallo duke u lutur që unë të kem konflikt me Edi Ramën. Them që ajo ditë nuk do vijë. Duhet të gjejnë program dhe vota. Nuk merret bashkia me Shkëlzenin dhe Argiten, as me Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën.

Këtu mbret është drejtësia dhe jo politika. Për sa kohë  kjo parti nuk ka ceduar në asnjë moment. Pse e përmenda zv.kryeministrin? Sepse Edi Rama vendosi një standard absolut kur artikuloi që edhe njeriu më i afërt duhet të shkojë ti zgjidhë me drejtësinë dhe ne nuk jemi avokati. Ajo stekë që Edi Rama e ngriti që në 2013 më rezulton që është një stekë e lartë dhe i ka dhënë liri politike, financiare, stafe të nevojshme dhe të gjithë dyer të hapura kësaj drejtësie”, tha Veliaj në “Top Story” në Top Channel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese