Hapësire reklamuese


Politikë

Opozita ka paralajmëruar bojkot, Fatmir Xhafaj zhvillon sot mbledhjen e parë te “Anti-korrupsioni”

Shkruar nga Newsbomb
Opozita ka paralajmëruar bojkot, Fatmir Xhafaj zhvillon sot mbledhjen e
Fatmir Xhafaj

Komisioni i Posaçëm Anti-korrupsion me drejtues Fatmir Xhafajn do të zhvillojë sot mbledhjen e parë. Ashtu si dhe është bërë me dije më herët mbledhja do të mbahet në orën 09:30, ku e pranishme pritet të jetë edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Sakaq, burime për mediat bëjnë me dije se në këtë mbledhje janë ftuar edhe deputetët e opozitës, ndonëse këta të fundit nuk e kanë votuar dhe kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e këtij komisioni të Posaçëm.

Ky komision do të ketë një mandat 10 mujor dhe do të përbëhet nga 6 deputetë socialistë, si dhe 5 anëtarë nga kahu i Partisë Demokratike.

Ai  drejtohet nga Fatmir Xhafaj me anëtarët socialistë Klotida Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu.

Edhe pse opozita e ka bojkotuar votimin e ngritjes të këtij komisioni, shumica socialiste caktoi të jenë anëtarë Jorida Tabaku, Dhurata Tyli Cupi , Sorina Koti, Flutura Açka dhe një vend bosh për nënkryetarin e komisionit.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar Anti-korrupsion i pagëzuar ndryshe si “Reforma në Drejtësi 2” është propozuar nga Partia Socialiste nën kundërshtimin e fortë të demokratëve, me qëllimin për të thelluar reformat shtet-formuese dhe luftën me korrupsionin.

Komisioni u miratua me 74 votat e socialistëve në seancën plenare të 30 majit, ndërsa opozita bojkotoi votimin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese