Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Operacioni për sigurinë në plazhe, Balla: Qëndroni vigjilentë për të garantuar paprekshmërinë e këtij perimetri

Shkruar nga Newsbomb
Operacioni për sigurinë në plazhe, Balla: Qëndroni
Pamje nga operacioni i Policisë në bregdet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas operacionit të Policisë Kufitare në bashkëpunim me atë detare, për bllokimin e 9 mjeteve lundruese duke qenë se kishin mungesë dokumetacioni si dhe nuk zbatonin perimetrin e sigurisë së pushuesve në plazhe, në zbatim të rregullave të diktuara më parë nga strukturat ligjore.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, Balla përgëzon forcat policore si dhe kërkon që të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërin e perimetrit të sigurisë në plazhet e të gjithë vendit, ndërsa i bën thirrje edhe qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit. Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësive Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve. Nxis publikun të denoncojë çdo rast”,- përfundon Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese