Hapësire reklamuese

Politikë

Omonia akuza Gjykatës së Posaçme dhe SPAK: Fshehët vendimin e 26 Prillit, provat për Belerin u manipuluan nga Policia e Vlorës

Shkruar nga Newsbomb
Omonia akuza Gjykatës së Posaçme dhe SPAK: Fshehët
Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himares

Dega e Omonias në Himarë ka bërë një reagim publik, duke akuzuar Gjykatën e Posaçme dhe SPAK se janë vënë në shërbim të kryeministrit Edi Rama, përmes manipulimit të procesit gjyqësor në ngarkim të kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.

Sipas Omonias, dy institucionet e drejtësisë mbajtën të fshehur vendimin e datës 26 Prill dhënë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, në të cilin evidentoheshin falsifikimet dhe manipulimet e kryera nga prokurorët, gjyqtarët dhe Policia e Vlorës.

"Ky vendim qe zhben gjithe hetimin farse dhe procesin e montuar ne ngarkim te z.Beleri u vonua me qellim qe Gjykata e Posacme e  Apelit Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar te denonte padrejtesisht z. Beleri dhe te zhvaste mandatin e tij te fituar me vote te lire", vijon reagimi.

"Vendimi i Gjyqtares Ulliri provoi katerciperisht  se Arsen Rama , i ashtuquajtur bashkëpunëtori i policisë ka dhene deshmi te rreme dhe ka manipuluar ne bashkepunim me Policine e Shetit  procesin hetimor ne ngarkim te z.Beleri", thotë Omonia.

Po ashtu, Dega e Himarës thotë se ky proces gjyqësor ndaj Fredi Belerit është në fakt një proces politik i stisur keq dhe i ekzekutuar me verbëri politike nga segmentet e drejtësisë së re, në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Omonia Himarë - Deklarate per shtyp datë 28/06/2024

OMONIA Himare shpreh keqardhjen dhe shqetesimin e madh qe segmente te Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar dhe Prokurorise se Posacme  te vena ne sherbim te Kryeministrit Rama dhe ne rolin e sherbetoreve kamikaze mbajten fshehur vendimin e dates  26 prill dhene  nga gjyqtarja Elsa Ulliri ne te cilin u evidentuan  falsifikimet dhe manipulimin e kryera ne funksion te  procesit gjyqesor kunder  Kryebashkiakut te zgjedhur me vote ne Himare , Fredi Beleri .

Ky vendim qe zhben gjithe hetimin farse dhe procesin e montuar ne ngarkim te z.Beleri u vonua me qellim qe Gjykata e Posacme e  Apelit Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar te denonte padrejtesisht z. Beleri dhe te zhvaste mandatin e tij te fituar me vote te lire .

Vendimi i Gjyqtares Ulliri provoi katerciperisht  se Arsen Rama , i ashtuquajtur bashkëpunëtori i policisë ka dhene deshmi te rreme dhe ka manipuluar ne bashkepunim me Policine e Shetit  procesin hetimor ne ngarkim te z.Beleri.

Së dyti, ky vendim gjen te provuar se  prokurorë, gjyqtarë dhe policia e Vlorës  kane falsifikuar provat dhe gjithe akuzen ne ngarkim te z. Beleri duke u vene ne sherbim te Kryeministrit Rama qe nxitoi te shfaqte per dite me radhe armiqesine dhe terbimin e tij kunder kandidatit te opozites ne zgjedhjet lokale ne Himare.

Sic ka paralajmeruar me heret ne qendrimet e veta OMONIA Himare ky proces i stisur keq e me nxitim por i ekzekutuar me verberi politike nga nje segment i drejtesise gjoja te re por te kapur politikisht nga Kryeministri Rama do te zbardhet shume shpejt.

Ky proces politik qe perfundoi me vjedhjen e mandatit te Opozites ne Himare dhe denimin padrejtesisht te Fredi Beleri do te jete turpi dhe njolla e erret e SPAK -ut por edhe prova se nje segment i tij eshte vecse nje zgjatim i partise ne pushtet.

Ekzekutoret e ketij komploti qe tjetersuan dhe po tjetersojne vullnetin e qytetareve te Himares me metoda ekstraligjore , policeske , me te  deleguar qe fatin e Himares e luajne ne ruleta kazinosh  e me  kamaleonte politike qe nuk dine akoma pas 30 vjetesh me ke parti jane do ta marrin pergjigjen shpejt !

Nuk ka e nuk do te kete asnje hap pas deri ne zbardhjen e plote te  ketij krimi politiko mafioz te konsumuar nepermjet Prokuroreve e Gjyqtareve te kapur politikisht.

“Drejtesise se Re “ te Rames iu corr perfundimisht maska !!

Ska drejtesi pa vote te lire !

Ska shtet ligjor me gjyqtare  sherbetore !

Respekt maksimal per gjithe gjyqtaret e ndershem e me integritet qe i jane perkushtuar drejtesise !

OMONIA  Himare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese