Hapësire reklamuese

Politikë

Olsi Rama në SPAK për “Xibrakën”, reagon Bardhi: Gënjeshtra dhe alibitë s’janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje

Shkruar nga Newsbomb
Olsi Rama në SPAK për “Xibrakën”, reagon Bardhi:
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama ditën e sotme u paraqit në SPAK pas kallëzimit nga Bardhi për dosjen e “Xibrakës”.

Sipas Bardhit, Olsi Rama gënjeu duke thënë se e ka përdorur vetëm një herë makinën e trafikantëve të drogës në Xibrakë. Sipas Bardhit, Olsi Rama e ka përdorur disa herë makinën e  trafikantëve.

“Por, sot vëllai i vogël i Edi Ramës gënjeu sërish publikisht kur tha se e ka përdorur vetëm njëherë narkomakinën AA 653 DM. Të dhënat zyrtare të sistemit TIMS dokumentojnë të kundërtën, se ai ka përdorur të paktën 7 herë narkoautomjetin AA 653 DM për daljet e tij jashtë vendit gjatë periudhës kur ndërtohej laboratori i drogës në Xibrakë”, shkruan Bardhi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Të sillesh si budalla përpara derës së SPAK-u është një strategji e gabuar që nuk të shpëton nga e vërteta! Të thuash që ke përdorur makinën e trafikantëve të drogës, por trafikantët nuk i njeh, është një gënjeshtër banale.

Olsi Rama konfirmoi përpara derës së SPAK gjithçka kam denoncuar për të. Deklarimet e tij publike janë e vërteta më e madhe e kësaj çështjeje: “Një herë deklaroi se njeh njërin nga trafikantët, sot tha nuk njoh asnjërin. Një herë s’kam udhëtuar me narkomakinën, sot tha kam udhëtuar vetëm një herë”.

Por, sot vëllai i vogël i Edi Ramës gënjeu sërish publikisht kur tha se e ka përdorur vetëm njëherë narkomakinën AA 653 DM. Të dhënat zyrtare të sistemit TIMS dokumentojnë të kundërtën, se ai ka përdorur të paktën 7 herë narkoautomjetin AA 653 DM për daljet e tij jashtë vendit gjatë periudhës kur ndërtohej laboratori i drogës në Xibrakë.

Gënjeshtra e ditës dhe alibitë nuk janë as mjet mbrojtës dhe as zgjidhje. E vërteta ndodhet në procedimin penal 335/1-2016 që u tentua të varrosej nga prokuroria, por që sot mban numrin 88-2024! Inkurajoj SPAK t’i shkojë me guxim deri në fund të vërtetës, duke na provuar se në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese