
E teksa ethet e fushatës po afrojnë, e partitë politike kanë ndezur “motorët” për zgjedhjet e 11 Majit, Edi Rama dhe Lulzim Basha po vijojnë me replikat virtuale.
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne, Lulzim Basha nuk ka vonuar të vijë me një tjetër video. Në llogarinë e tij në “Facebook”, deputeti i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke thënë se ai është pjesë e listave të hapura në Tiranë, ndërsa kreu i qeverisë ndryshe nga sa tha është pjesë e listave të mbyllura pasi sipas Bashës është i “frikësuar”.
“O Rame prapë kishe pyetur për mua. Në Listë të Hapur jam o Rame me koalicion Euroatlantik. Po ti o Rame ku je? The që do ishte në Listë të hapur por nuk ishte
Ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prapë futesh në listë të mbyllur. Apo ke ndonjë frikë? Se frika të bën keq për gjumin, e di ti. E di atë këngën e Unikkatilit ku të kanë mbetur shokët? Ku i ke m Ram shokët. Sa bëjnë 7 herë 7 o Ramë 313 atje ku i ke shokët. Ku i ke m Ramë?”, thotë Basha.