Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“O Rame na nxore gjumin”, Basha poston videon pas mesnatës: Vetëm bufi të ka ngelur për shok, ti vdes për atë

Shkruar nga Newsbomb
“O Rame na nxore gjumin”, Basha poston videon pas mesnatës:
Lulzim Basha

Replikat përmes rrjeteve sociale mes kryetarit të Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Bashës dhe kryeministri Edi Rama po vijojnë tanimë prej ditësh.  Edhe kësaj here, Basha nuk ka kursyer ironitë për kreun e qeverisë.

Ai ka publikuar pas mesnatës një video në llogarinë e tij në “Facebook”, ku përpos faktit që shumë bashkëpunëtorë të kryeministrit janë në burg, Basha i është drejtuar atij duke i thënë se është palë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Sipas Bashës, Berisha dhe Rama kanë një miqësi me njëri-tjetrin pa të cilën nuk bën dot asnjëri dhe as tjetri.

“O Rame na nxore gjumin ke lagjja ime e vjetër hë. Kush është kandidat. Pëllumb Seferi hë? E njeh mirë ti. Ta hoqi skalpin në 2021. E merr Ram, merr Ram ngele duke pyetur për shokët e mi. S’ke faj more burrë. Të gjithë shokët e tu ke 7 herë 7 te 313 o Rame.  Vetëm një shok të ka ngelur. Bufi, Bufi po ti vdes për Bufin ti o Rame. Ti dhe Bufi, Bufi dhe ti jeni të pandarë. Hajde Rame se lidhemi nesër për më shumë”, tha Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese