Hapësire reklamuese

Politikë

“O hajdut inceneratori”, Noka përplaset me gazetarin: Doktor i dështuar, me zor keni mbaruar universitetin

Shkruar nga Newsbomb
“O hajdut inceneratori”, Noka përplaset me gazetarin: Doktor i
Pamje nga përplasja midis Nokës dhe Hitaj

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetarin Arbër Hitaj. Të ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit për të folur mbi vulën e PD-së, duket se debati midis tyre ka degraduar në personale duke bërë që të ashpërsohen tonet në studio.

Gazetari i është drejtuar deputetit Noka se nuk i shkon që të bëjë rolin e të zgjuarit, pasi duket qartazi që keni probleme me edukimin dhe arsimimin.

Roli i të zgjuarit nuk ju shkon. Keni probleme me edukimin dhe arsimimin. Duket qartazi! Me zor keni mbaruar universitetin. Ke më shumë shkollë se keni ngelur. Keni shumë. Unë e kam mbaruar brenda shkollës.”,- tha Hitaj.

Kaq ka mjaftuar që Noka ti kthehet i revoltuar me tone të larta, duke e quajtur hajdut inceneratori, ndërsa i evidenton se shkolla e tij është e barazuar me lekët që Hitaj ka përfituar nga afera e inceneratorëve.

Sa shkollë kam unë… Ti ke lekë inceneratori po. O hajdut inceneratori! O hajdut!”- u shpreh Noka.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese