Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Nuk vonon Lul Basha, i kthen përgjigje “talljes ironike” të Edi Ramës: Eshtë më mirë një tortë për gëzim, apo burgu?

Shkruar nga Newsbomb
Nuk vonon Lul Basha, i kthen përgjigje “talljes ironike”
Edi Rama, Lulzim Basha

Lulzim Basha duket se ka rënë në “grackën” e ngritur për të nga kryeministri ndërsa i ka kthyer përgjigje të menjehershme në rrjetet sociale pas batutave shpotitëse të kryeministrit që në mëngjes herët e konsideroi si “omëlsina” që e kërkonte dhe do ta donte të ishte prezent, raporton newsbomb.al.

Është më mirë një tortë për gëzim, apo burg për t’i marrë pronën për kullat ku pastrohen paratë e krimit?” shkruajti Lulzim Basha në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Sipas Edi Ramës, kush nuk vjedh është i paaftë. Nëse s’ke vjedhur, s’ke bërë asgjë sipas Ramës.

E vërteta është se, në Bashkinë e Tiranës nuk ka patur 5D, por ka nisur ndërtimi i Bulevardit të ri të Tiranës.

Nuk ka patur kulla betoni ku pastrohen paratë e krimit, por ka patur projekte zhvillimi, rrugë, shkolla, çerdhe, kopshte.

Nuk ka patur projekte që mbushin xhepat e kryetarit të bashkisë, por projekte që i jepnin zhvillim qytetit dhe dinjitet qytetarëve në çdo cep të kryeqytetit.

Nuk kishte vjedhje me inceneratorë imagjinarë, por projekte për një Tiranë të pastër me kosto të ulëta.

Kryeministri që ka hyrë në histori për futjen e krimit në qeveri, për bashkëpunimin e tij për të marrë pushtetin, për nivelin më të lartë të korrupsionit në Europë, nuk e kupton se:

 Më mirë siguri përmes NATO-s, apo t’ia dorëzosh qeverinë krimit?

 Më mirë t’u japësh qytetarëve lëvizjen e lirë, apo t’i përzësh sepse nuk ia dalin të mbyllin muajin në Shqipëri?

 Më mirë t’u japësh rrugë me standarde europiane, apo t’i vjedhësh duke i detyruar të paguajnë taksën e korrupsionit?

Kryeministri Rama u përgjigj sot paradite interesit të qytetarëve dhe një pyetje kishte të bënte me Lulzim Bashën dhe tortën gjigande që u hap në sheshin përpara Teatrit të Operas dhe Baletit në festimet e 100 vjetorit të krijimit të shtetit shqiptar në 2012, që përfundoi në një tragji-komedi me shqiptarët që kërkonin të merrnin nga një copë tortë me legena dhe shtyheshin me njëri tjetrin. Rama tha:

“Nuk e di çfarë ke dashur të thuash, por me thënë të drejtën një omëlsinë, një omëlsinë kemi pas dhe se di tani si do bëjmë që ta kemi prapë. Lul Bashën kemi pas omëlsinë, ne të tjerët të gjithë kështu…omëlsina jonë ka qenë Lul Basha, e të gjithëve. Dhe tortën jo rastësisht e boni Lul Basha se e keni parasysh ju. Dhe me thënë të drejtën nga të gjitha ato që ka thënë, vetëm një tortë ka bo. (haha), ok. Ok. O lul ku je mo, se sa herë më kujtojnë ty, kam një nostalgji, kam një përvëlim…nuk e di”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese