Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Nuk masim daljet tona në inaugurime", Belinda Balluku tregon marrëdhënien me Erion Veliajn: Shkallët e drejtësisë të ndiqen siç duhen

Shkruar nga Newsbomb
"Nuk masim daljet tona në inaugurime", Belinda Balluku tregon
Ne foto: Belinda Balluku dhe Erion Veliaj

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është pyetur nga Grida Duma në Top Story mbi mungesën e kryebashkiakut Erion Veliaj në inaugurimin e Unazës së Madhe. Balluku hodhi poshtë çdo aludim për ndonjë prishje të raporteve mes saj dhe Veliajt, duke e quajtur spekulim të panevojshëm.

“Unë nuk mas kurrë në inagurime se kush është apo jo. Erioni atë ditë nuk ka qenë fare në territorin e Shqipërisë. Do e quaja të turpshme deklaratat se ai është arratisur, siç thoshte opozita. Unë me Veliajn do të vazhdojmë të kryejmë inspektime. Unë me Erionin nuk i kemi matur asnjëherë daljet tona.

 Ne jemi miq të mirë, për shumë kohë me njëri-tjetrin. E kuptoj se ka një tendencë për të bërë telenovelë, por as unë as Erioni nuk kemi rezervë ndaj njëri-tjetrit. Shkallët e drejtësisë duhet të ndiqen siç duhen. Kush ka çështje të hapur me drejtësinë, nuk të bën detyrimisht fajtor. Ka një linçim publik të pajustifikuar ndaj figurës së tij. Ne nuk kemi luftë brenda llojit,” u shpreh Balluku.

Deklaratat e Balluku vjen në një kohë kur kryebashkiaku Veliaj po hetohet nga SPAK në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës dhe lidhjet e tij me kompaninë "5D". Gjatë këtyre hetimeve, janë ushtruar kontrolle në zyrën e kompanisë së bashkëshortes së tij dhe në banesën e vëllait.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese