
Kryedemokrati Sali Berisha, kërkoi sot nga foltorja e Kuvendit ngritjen e një komisioni të ri, Komisionin e të Vërtetës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se nuk është Tik Tok-u rrugaçi dhe as nuk është i rrezikshën për vendin, aq sa është aplikacioni EncroChat.
Sipas Berishës, krijimi i Komisionit të së Vërtetës është i rëndësishëm për të zbuluar se kush ka përdorur Sky Ecc dhe EncroChat, për të nxjerrë para qytetarëve shqiptarë lidhjet e politikës me krimin.
Berisha është ka deklaruar se nëse nuk pranohet Komisioni i ri, ai do të publikojë të gjitha zbardhjet nga SkyEcc.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur qytetarë dhe qytetare, nuk është Tik Tok-u rrugaçi që thotë ajetollahu i Tiranës, është Enchrochat-i krimineli, vrasësi, trafikanti, prandaj dhe krijimi i Komisionit të së Vërtetës në bazën e propozimit të z.Sula për të nxjerrë para shqiptarëve, veçanërisht tani, në prag të zgjedhjeve lidhjet e politikës me krimin është kusht i domosdoshëm. Ka patur këtu me 2-3 EncroChat-e. Kryeministri ka patur 2-3 të tillë.
Harruat ju si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal kur tha se nuk e lëshonte për orë të tëra në SkyEcc me Edi Ramën. I harruat këto? Është më mirë t’i zbardhim vetë. PD ato 1 mln faqe që kanë ardhur, nëse ju nuk pranoni komisionin, do t’i publikojë një nga një. Do ta bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj mos kini frikë.