Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Nuk është republikë prokurorësh”, Rama reagon për Klotilda Bushkën: E ka marrë vesh lajmin nga TV, këto janë shenja vetëkënaqësie

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk është republikë prokurorësh”, Rama reagon
Edi Rama

Në ceremoninë që po zhvillonet në Palaltin e Brigadave për festimin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, kryeministri Edi Rama ka folur dhe mbi hetimin që SPAK ka nisur ndaj deputetes së partisë së tij, Klotilda Bushka.

Rama është shprehur se deputetja Bushka e ka marrë vesh prej mediave dhe televizonit që është person nën hetim teksa nuk është marrë asnjëherë në pyetje nga autoritetet në lidhje me këtë çështje. Kryeministri Rama i ka cilësuar këto veprime nga ana e prokurorëve si shenja të një sëmundje vetëkënaqësie.

“Kryetarja e Komisionit të ligjeve ka kërkuar të dëgjohet në Grupin Parlamentar, sepse e ka dëgjuar nga TV, jo nga prokurori. Nga gazetarë special që kanë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit që është person i dyshuar, kryetarja  Komisionit të Ligjeve.

Që të jetë një person i dyshuar që e merr vesh nga TV që emrin është në aktakuzë dhe të mos jetë pyetur asnjëherë… çfarë është kjo? Këto nuk janë shenja aspak të mira dhe dua të shpresoj që janë shenja që nuk lidhen me simptomat e një sëmundje vetëkënaqësie. Kjo s’është republikë prokurorësh. Do ishte autogoli më i madh,” është shprehur Edi Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese