Hapësire reklamuese

Politikë

"Nuk është ftuar", Mitsotakis kritikon vizitën e Ramës në Athinë: Kemi probleme me shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb

"Nuk është ftuar", Mitsotakis kritikon vizitën e

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka reaguar për herë të parë lidhur me qëndrimin e tij për vizitën e Edi Ramës më 12 maj në Greqi.

Një një intervistë ekskluzive për Protothema.gr, Mitsotakis thotë se homologu i tij shqiptar nuk është i ftuar, por vjen për të biseduar me bashkëatdhetarët e tij.

“Është e drejtë e tij, një zgjedhje që më duket e panevojshme, prandaj thashë që është një zgjedhje e panevojshme. Ne kemi probleme me marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai.

Kryeministri grek nuk la pa përmendur edhe çështjen e Fredi Belerit, të cilën e etiketoi si çështje europiane dhe jo dypalëshe.

“Është çështje europiane, jo dypalëshe”, tha Mitsotakis.

Për eventin ku do jetë prezent Edi Rama, ai tha se nuk do ndalojë tubimin, por theksoi se nuk do t’ia lehtësojë punën. 

Vlen të përmendet se kryeministri Edi Rama po has vështirësi për të marrë aprovimin nga Athina zyrtare lidhur me takimin me emigrantët shqiptarë. Pak ditë më parë Kathimerini shkroi se Rama përmes zëvendësit të tij, Endri Fuga ka marrë përgjigje negative.

Mirëpo, kryeministri shqiptar ka këmbëngulur për të zhvilluar vizitin e tij, pavarësisht se i Bashkia "ndërroi mendje" dhe i anuloi lejen për aktivitetin në stadiumin e mbyllur të Galatsit.

Ministria e Jashtme greke i bëri me dije zëdhënësit të Ramës se nisur nga faza parazgjedhore që po kalon vendi për shkak të zgjedhjeve europiane, kërkon që vizita të shtyhej për pas datës 9 qershor, gjë që nuk është pranuar nga Rama. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese