
Pas reportazhit të kanalit RAI3, kryeminidtri Edi Rama si rallë herë ka dalë në disa intervista ku shprehet se Shqipëria është sulmuar pasi qëllimi ka qenë sulmi ndaj qeverisë Italiane.
“Goditja për paktin e bërë mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët është një goditje për qeverinë italiane dhe jo qeverinë shqiptare.” -shprehet Rama në një intervistë për “Report TV”.
Kryeminitri Rama është pyetur edhe në lidhje me deklaratat e forta të Metës dhe sulmet ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, por kreu i qeverisë ka zgjedhur të mos e komentojë duke thënë se nuk i komenton ata që kanë një çështje të hapur me SPAK, apo kanë frik se SPAK do i hapë një çështje, duke iu referuar Ilri Metës.
“PS është udhëheqësja dhe fuqia në mundësimin e historisë së re të drejtësisë. Drejtësia është çliruar nga kthetrat e pushtetit politik, vepron pa parë majtas dhe djathtas dhe godet pavarësisht se sa mund të dhëmbë. Kur kam thënë se Reformën në Drejtësi e dua të mos jetë e varur nga pushteti politik, nuk kisha në mend një gjë tjetër se kjo që po ndodh.
Nuk kam asnjë koment për ata që kanë një çështje të hapur me SPAK apo për ata që mendojnë se SPAK do i hapë një çështje.
Nuk mund të bëj asnjë koment, për këta njerëz të cilët nuk e fshinë dot të kaluarën e tyre. Di të them vetëm se shqiptarët kanë instikt politik të jashtëzakonshëm dhe e kuptojnë vetë se kush është kush në këtë histori, apo se kush e ka fajin dhe kujt po i bien në qafë kot.
SPAK të vazhdojë drejt, ka të gjithë mbështetjen time dhe të PS. Se çafrë rezervash kam unë apo ne, janë legjitime, por nuk janë arsye për të bërë komente në publik.
Qeveria ka dhjetra e dhjetra histori edhe përsëri ka të meta dhe bën gabime, si mund të pretendojmë që një bebe (SPAK) mos ketë të metat e veta dhe të mos bëjë gabimet e veta. SPAK po shemb mitin legjendar të pandëshkueshmërisë që e ka sunduar shqipërinë dhe shqiptarët për aq shumë vitesh." - tha Rama.