Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Nuk e donte si pasardhës", Berisha bën deklaratën e fortë: Rama e dinte që në dhjetor se Veliaj do arrestohej

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk e donte si pasardhës", Berisha bën deklaratën e
Kryedemokrati, Sali Berisha

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj është i vonuar, madje e priste që të ndodhte në muajin dhjetor.

Berisha deklaroi në studion e “Opinion” se Edi Rama kishte kohë që e kishte lëshuar Veliajn, por nuk donte që të kishte arrestim për të.

“Arrestimi i Veliajt, kemi 44 javë që protestojmë tek Bashkia, arrestim i vonuar. Veliaj në historinë e këtij vendi, një ndër hajdutët më të shpërfytyruar. 130 mln Euro djegësi i Tiranës, nuk ekziston nam as nishan. Nuk u arrestua për djegësin sepse Arben Kraja, anëtar i organizatës kriminale, kishte të punësuar tek Erioni, edhe nipin dhe mbesën. Mos mendo se nuk dinte Rama se po arrestohej.

Rama e kishte lëshuar atë plotësisht, priste arrestimin e tij në Dhjetor. Nuk e donte arrestimin. Që Rama do të lante duart me Veliajn, unë e kam thënë. Veliaj nuk pranohej nga klani Rama si pasardhës i këtij klani dhe këtë Rama nuk ngurroi ta bënte të qartë. Nuk mund të them se ka qenë për arrest me burg, ka qenë për arrest të llojit të Arjolën, një arrest shtëpie, pastaj gjërat kanë qenë aq…”, tha Berisha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese