Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka konfimoi ditën e djeshme përmes një deklarate për mediat se nuk do të kandidojë më për deputet.
Ky vendim i tij vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në muajin maj të këtij viti. Sot i futuar në Euroneës Albania, Duka tregoi disa nga arsyet që e shtynë për të marrë këtë vendim.
Duka ka treguar se para se të bënte publik vendimin, bisedoi me kreun e PD, Sali Berishën i cili e mirkuptoi. Vetë politikani e gjykon si një vendim pozitiv, por duke mos lënë pas kontributin e tij në Shqipëri.
“Gjykoj që në një moshë dhe eksperiencë të caktuar, njerëzit mund të japin një kontribut edhe jashtë parlamentit, duke liruar vendin rrymave të reja të partive të tyre përkatëse.
Nuk ka asnjë interes për partinë Agrare Ambientaliste kur nga fushata në fushatë, çdo 4 vjet të gjithë përpiqen që të bëjnë kryetarin anëtar të parlamentit. Kontributi im do të jetë maksimal në të gjithë Shqipërinë. Duhet një punë e madhe dhe se duhet marrë pozitivisht mos kandidimi im.
Sa i përket Berishës, jemi në proces të vazhdueshëm negociatash. Berisha nuk nguli këmbë që unë mos të kandidoj, thjeshtë kërkoi arsyen. Iu përgjigja që do bëj fushatë në gjithë Shqipërinë. Kontributi im do jetë më i madh në këtë mënyrë”, - tha Agron Duka.