Hapësire reklamuese

Politikë

Nuk bënë dot 85 votat, PS shtyn votimin për rritjen e pagave të gjyqtarëve të "Kushtetueses"

Shkruar nga Newsbomb
Nuk bënë dot 85 votat, PS shtyn votimin për rritjen e pagave
Kuvendi i Shqipërisë

Votimi i projektligjit për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është shtyrë sërish ditën e sotme. Përmes kryetarit të grupit parlamentar, Bledi Çuçi, PS kërkoi në seancë plenare shtyrjen e votimit të pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Propozimi i Çuçit u votua nga shumica socialiste, ndërsa mori 2 vota kundër nga deputetët e opozitës.

“Në bazë të nenit 49/1 kërkoj që ligji që kemi sot për Gjykatën Kushtetuese që kërkon 3/5 e votave të shtyhet votimi dhe të bëhet në një seancë tjetër”, - tha Çuçi.

Socialistët nuk bënë dot 85 votat që kërkoheshin për këtë projektligj dhe për të votuar rritjen e pagave të kushtetueses mazhorancës i nevojiten edhe votat e opozitës.

Kujtojmë që ky pr.ligj parashikon se paga e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të jetë e barabartë me pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Me ndryshimet e propozuara rroga tashmë bëhet sa 96 % e pagës së presidentit, plus 58 % shtesa për shkak të natyrës së veçantë të punës. Pra paga e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet 644 mijë lekë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese