
Edmond Spaho nuk arriti të bëhej deputet. Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 Majit, Edmond Spaho shprehet se PD duhet të gjejë forcën për të kaluar gjendjen e rëndë ku ndodhet.
Edmond Spaho i cili kandidoi në Qarkun Korçë, arriti të sigurojë më 11 Maj 2,479 vota, ndërsa ka falenderuar familjen dhe mbështetësit e tij. Sakaq, Spaho thekson se nuk do të kandidojë më për deputet.
Statusi i plotë i Spahos
Te nderuar miq,
Jam i shokur me rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit! Keto zgjedhje ishin te fundit te karrieres sime aktive ne Parlament.
Deshiroj te falenderoj pafundesisht familjen time per sakrificat e medha qe ka bere gjate 35 viteve per te me krijuar mundesine te ndiqja pasionin tim.
Falenderoj antaret dhe simpatizantet e Deges se PD Maliq dhe te Qarkut Korce per mbeshtetjen e vazhdueshme qe me kane dhene. Pa ata nuk do kisha arritur asgje ne politike.
Deshiroj te falenderoj me shume mirenjohje qytetaret qe me besuan dhe votuan gjate 35 viteve dhe tju kerkoj ndjese qe nuk munda te bej edhe me shume per ta.
I uroj Partise Demokratike te gjeje forcen per te kaluar gjendjen e rende ku ndodhet dhe te arrije te rikthehet ne shprese per Shqiperine.
Me shume mirenjohje,
Edmond Spaho