
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u mblodh ditën e sotme, ku i pranishëm online ishte edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se në mbledhjen e fundit nuk kishin arritur asnjë prej 3 objektivave, ndërsa tani kanë arritur dy dhe i ka ngelur vetëm një, ajo e fitores në zgjedhje.
Sipas Berishës objektiva e tretë duke të realizohet pasi ua kanë borxh shqiptarëve të cilët nuk votuan qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë kësaj mbledhje mbajti fjalën e tij edhe sekretari i Përgjitshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Deputeti demokrat tha se mesazhi kryesor duhet të jetë bashkimi dhe t’ i shtrijnë dorën për bashkëpunim çdo demokrati.
“Ne duhet të jemi të hapur dhe të shtrimë dorën e bashkimit për demokratët si edhe jodemokratët, por që janë kundër qeverise. Takoni veçanërisht drejtuesit e degëve që janë mashtruar nga pengu( Basha)”, tha Noka, teksa më tej u bëri thirrje drejtuesve dhe strukturave që të punojnë sa më shumë për protestën e 11 korrikut, duke theksuar se ajo duhet të jetë madhështore.
“Protesta e 11 korrikut duhet të jetë madhështore sepse jemi e vetmja parti në Europë ku lideri ynë është i burgosur politik pa prova, fakte dhe akuzë. Ky është një regjim autokratik që synon të asgjësojë opozitën dhe burgosë liderin e saj ose të nxjerrë jashtë ligjit atë. Regjimi ka zgjedhur të burgosë liderin tonë.
Degët e PD-së kanë grupet e punëve. Të gjithë në terren. Në fletëpalosje do të jenë të gjitha pikat përse i ftojmë qytetarët në protestë. Do të realizohet dhe spoti, i cili do të shpërndahet masivisht. Sensibilizimi është shumë i rëndësishëm.
Kryetaret e degëve, anëtarët e Këshillit Kombëtar që janë pjesë e grupeve të punës të jenë në çdo rrugë, takime me qytetarë për t'i ftuar ata në protestë. Ashtu sikundër vepruam në protestën e 20 shkurtit”, tha deputeti ndër të tjera.