Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Politikë

Noka shtyn gardistin në Kuvend, Nikolla kërkon ashpërsim mase për deputetin e PD

Shkruar nga Newsbomb
Noka shtyn gardistin në Kuvend, Nikolla kërkon ashpërsim mase
Perplasja e Nokes me gardistin

Flamur Noka është ndër deputetët e opozitës që ka krijuar sot zhurmë dhe tensione në seancën e Kuvendit dhe ka bërë që disa herë të ndërpritet seanca.

Edhe pse më herët u përjashtua nga seanca, ai vojon të jetë në seancë. Vetëm pak më parë Noka është përplasur edhe me një punonjës të gardës.

Nasip Naçi ka qenë duke mbajtur fjalën në Kuvend, kur në një moment Noka ka marrë mikrofonin dhe tha: “jeni fytyrë e narkoshtetit, nuk jeni asgjë më shumë”.

Më pas është përplasur me gardistin që kishte pranë.

Debati me Nikollën:

Noka: Je fytyra e narkoshtetit.

Nikolla: Të thash nuk më intimidon, as zhargoni juaj dhe as kërcënimi juaj. Turp për ju. Ti je përfaqësues i non gradës.

Noka: Je hajdute asgjë më shumë

Nikolla: Je i përjashtuar, Komisioni i Etikës do marrë masa të tjera për ju.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese