Hapësire reklamuese

Politikë

Noka bën deklaratën e fortë: Drejtorët që zëvendësuan autorët e aferës 5D u emëruan me telefonatë nga burgu

Shkruar nga Newsbomb
Noka bën deklaratën e fortë: Drejtorët që
Flamur Noka

Deputeti i PD, Flamur Noka ka bërë një akuzë të fortë nga Kuvendi, duke thënë se të gjithë drejtorët që zëvendësuan ata që u arrestuan për dosjen “5D”, u emëruan me telefonatë nga burgu.

Ai madje tha se në telefonin e drejtorëve që u arrestuan ka një aplikacion, ku drejtorët e arrestuar flisnin me shifra dhe fakte për tenderat, teksa sipas tij, ku aplikacion administrohej nga Mazniku dhe Veliaj.

“Çdo drejtor që ka zëvendësuar drejtorët e 5D është familjar i atyre të arrestuarve dhe ëhstë i urdhëruar me telefon nga burgu. Sepse Erion Veliaj është peng i 5D. Edhe SKAP-i që bën sikur arreston pse nuk kontrollon telefonin e të arrestuarve se ka një aplikacion që ka komunikuar aty Mazniku, Veliaj. Ata janë administrator të këtij aplikacioni dhe aty janë të gjithë faktet për vjedhjen e kësaj dosje dhe për tenderat.

Flitet për shifra për gjithçka. Po pse nuk guxojnë ti shohin këto. Është folur për peshqit e mëdha, por te cironkat kapen. Ju themi jeni”, tha ai ndër të tjera.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese