Hapësire reklamuese

Politikë

“Njollë turpi në historinë e Europës!” Rama para shqiptarëve të Italisë: Nuk u detyruat të ndryshoni emrin si në Greqi

Shkruar nga Newsbomb
“Njollë turpi në historinë e Europës!” Rama para
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me shqiptarët e Italisë, në kuadër të turit me diasporën.

Me një fjalim emocionues, kreu i shtetit i shprehu mirënjohen për mikpritën, duke thënë se “Shqipëria dhe Italia janë dy popuj që i bashkon ndër shekuj një det i tërë historie”.

“Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë të Italisë. Jam thellësisht i prekur nga mikpritja juaj. Dua që ta dini se më ka emocionuar tej mase vala e nxehtë e shumë shqiptarëve që më kanë shkruar gjithë këto ditë për t’i vizituar dhe aty ku janë në 4 anët e Italisë. Shumë faleminderit të gjithëve. Shumë e shumë të tjerë janë larg në qytete të tjera të këtij vendi mik.

Mirënjohje pa fund. Një përqafim të gjithëve ku janë nga kjo arenë e mrekullueshme ku flamujt kuq e zi dhe 3 ngjyrëshit italian dëshmojnë lidhjen e përjetshme mes 2 popujsh që të i ka bashkuar një det i tërë historie në këtë pellg ku është ngjizur shpirti i Mesdheut. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra e ribashkimit me Europën,” tha Rama.

Ai u ndal edhe te vuajtjet dhe paragjykimet e hasura nga shqiptarët, të cilët shkuan ne Itali me ëndrra të mëdha për një jetë më të mirë. Rama përmendi “damkat” që iu vunë shqiptarëve për çdo vrasje, vjedhje apo krim që ndodhte në Itali, mirëpo që me kohën shqiptarët u kthyen në “europianët e Italisë”.

Ju jeni përbashkuesit më kryesorë të 2 brigjeve të Adriatikut. Ju jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re në shtratin e qytetarëve evropianë. Ju emigrantët e djeshëm shqiptarë dhe qytetarët e barabartë, jeni krenaria shqiptare për një mision të bashkimit përfundimit me Europën demokratike.

Shqiptari në vitet 1990 ndihej i diskriminuar. Ndodhte një grabitje, gazetat lokale thoshin se është një shqiptar. Ndodhte një vrasje dhe mediat thoshin se është një shqiptar. Edhe kur ikte në drejtim të paditur, vrasësi i panjohur ishte shqiptar. Shqiptarët ishin dashuruar me Italinë dhe Seria A e Kombëtarja Italiane ishte në zemrën e tyre. Shqiptarët edhe nën diktaturë e donin Italinë dhe thesaret e saj. Shqiptarët kthenin antenat nga Italia, si shteti komunist kundërajrorët.

Një adhurim deri në vetmohim i një Italie që në mendjen e shqiptarëve kishte marrë pamjen e një toke të shenjtë ku gjendej parajsa e kësaj bote, një dashuri e verbër pa kushte që nuk linte gjë mangut të gjitha dashurive platonike. Shqipëria në sytë e Italisë dukej si një ekran televizori ku iknin dritat e zezë, qysh kur italianët e fundit  kishin parë kur humbën luftën kushtetuese ku shqiptarët i strehuan në shtëpisë e tyre. Ndanin histori të trishta dhe të pamundura, histori që e kanë vendin të peisazhe të zymta të shpirtit njerëzor. Me vuajtjet pa zë, në një kohë kur traumat e përpjekjes për t’u përshtatur quheshin domosdoshëmri e procesit të integrimi,” tha Rama.

Kryeministri nuk la pa përmendur edhe Umberto Bossi, i cili në vitet 1990 bënte thirrje që shqiptarët të vriteshin në det, për të mos u lejuar të mbërrinin të gjallë në Itali.

“Kush nuk i kujton ato kohë me damkën ‘Estato Albenese’ ishte koha e një Umberto Bossi një tip që bëri thirrje që shqiptarët të vriteshin në det. Një personazh që dukej se kishte dalë nga filmat komik. I bleu djalit diplomën te një nga universitetet private në Shqipëri, ‘Kristal’ dhe ‘Vitrina’ të kohës së Saliut 2,” tha kryeministri.

Rama po ashtu “ thumoi” Greqinë, duke krahasuar dy realitete, atë në Itali dhe atë në Greqi, ku shumë emigrantët shqiptarë u detyruan të ndërronin edhe emrat për shkak të racizimit.

“Dhe ja si erdhi koha. Ne shqiptarët jemi përgjegjës në rrugën e europës. Një europë që e kemi sfiduar si asnjëherë më parë. Motra e vëllezër, mora shumë mesazhe nga shqiptarët në Itali pas valles kuqezi në zemër të Greqisë. Në më shumë se një rast më thonin që kur të vija në Milano nuk duhet të harroja se edhe ju keni vuajtur. Ndjeheshit të përjashtuar nga një garë dhimbjeje. Qinda mijëra shqiptare u përshtatën dhe arritën rezultate mbresëlënese që në brezin e parë të ardhur në Itali. Shqiptarët në Itali nuk u detyruan të ndryshojnë emrin si në Greqi. Gjë që është një njollë turpi në historinë e Europës demokratike”, tha ai.

Rama pati kritika edhe për BE, duke deklaruar nuk duhet të zgjerohet me “hapin e breshkës”.

Ne shqiptarët jemi të barabartë për ecurinë e fatit të atij projekti etnik, në rrugën e fateve tona të pandashme evropiane, ku shtetet Evropës demokratike, o ja dalin të gjithë në krye së bashku si evropianë pa dallim o mbetemi prapa botës të gjithë bashkë, në një Evropë që është e sfiduar si asnjëherë më parë qysh nga lufta e dytë botërore.

Gjermania e quajti ribashkim dhe ia doli në krye pa pritur dhe pa kërkuar që gjermanet lindorë të bëheshin të përshtatshëm në një proces me kritere standarde, por edhe me lojëra politike. Ndërsa BE iu desh të zvarritej dhjetëra vite me të ashtuquajturin zgjerim derisa carizmi rus u shfaq si ajo gjilpëra duke hapur luftën e parë pushtuese në këtë kontinent dhe duke bërë Evropën të kuptojë më në fund se duhet të bashkohet përmes ujërave të demokracisë dhe jo të zgjerohet me hapin e breshkës përmes kanaleve të burokracisë”, tha nder te tjera Rama.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese