Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në komisionet parlamentare.
Drafti parashikohet të prezantohet nga ekspertët në komisionin e ligjeve, atë të për Ekonominë dhe Financat dhe në politikën e jashtme.
Përmes marrëveshjes së nënshkruar në 6 shkurt të këtij viti, do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet, si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu. Marrëveshja reciproke bashkon vitet e kontributeve në të dy vendet dhe qytetari merr dy pensione të ndryshme në të dyja shtetet.
Janë rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, ku më fund t’u njihen kontributet e tyre për të përfituar pension. Emigrantët shqiptarë, kanë pritur shumë vite që t’ju njihet kjo e drejtë.