
Në mbledhjen online të Asamblesë, kryeministri Edi Rama ka treguar gjithashtu se përzgjedhja e listës me kandidatët për deputet të Partisë Socialiste do të bëhet përmes procesit nga platforma digjitale “Deputeti që duam”, duke treguar se në zgjedhjet e kaluara kjo platformë pati sukses dhe shumë interes nga emra të rinj të cilët u bënë pjesë e listave zgjedhore të PS.
"Kongresi duhet të trajtojë edhe një pasqyrë të gjendjes së përgjithshme në vend duke projektuar punën për programin e mandatit të katër në funksion të vizionit “Shqipëria 2023”. Për këtë do të angazhohet një grup i veçantë, por në kongres do bëhet një pasqyrë përmbledhëse e gjendjes në raport me Shqipërinë 2030. Pra ku jemi dhe ku do të mbërrimë.
Dhe e treta, në kongres do të paraqesim edhe platformën e re të përzgjedhjes së deputetëve të PS duke u nisur nga eksperienca e zgjedhjeve të shkuara ku ne krijuam për herë të parë një platformë digjitale të quajtuar “Deputeti që duam” dhe mblodhëm një numër jo të vogël shporehjesh interesi për tu bërë pjesë e procesit për zgjedhjen de deputetëve të Partisë Socialiste.
Disa nga të rinjtë që u paraqitën në atë platform u bënë edhe pjesë e listave tona zgjedhore. Por për zgjedhjet e ardhshme platforma do të jetë më e gjerë dhe do parashohë një process disi më të artikuluar dhe për këtë arsye është mirë që t’i japim vetes kohën e nevojshme nga procesi zgjedhor deri në momentin kur do bëhet përzgjedhja përfundimtare e listës me deputetët e PS." - tha Rama